Tragjike/ Makina e policisë përplas për vdekje 12-vjeçarin

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur të dielën pasdite në komunën Ganshoren të Brukselit, ku një automjet i policisë është përplasur me një fëmijë 12-vjeçar që po lëvizte me një skuter elektrik.

Ngjarja është shënuar rreth orës 17:50, sipas një deklarate zyrtare të Prokurorisë së Brukselit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, fëmija nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar nëse forcat e policisë kanë respektuar protokollet operacionale dhe normat e sigurisë rrugore në momentin e ngjarjes.