Mesazhi i Trump: “Biden u vra në 2020 dhe u zëvendësua nga një klon”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkaktuar sërish debat në rrjetet sociale pasi ripostoi një mesazh në platformën e tij “Truth Social”, i cili përhap një teori konspirative për paraardhësin e tij, Joe Biden.

Postimi i ripostuar pretendon se “Joe Biden nuk ekziston, u vra në vitin 2020. Ajo që shihni janë klone, sozi dhe entitete robotike pa shpirt. Demokratët nuk e dinë ndryshimin

Donald Trump në Truth Social

Trump nuk shtoi asnjë koment personal në ripostim. Ky veprim ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe në media.