Ndarja nga Elgit Doda? Reagon Klea Huta

Ditën e djeshme, portale të shumta u mbushën me lajme për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda.

Shkak për këtë u bë mungesa e përbashkët e tyre në rrjete sociale, si dhe disa përshkrime postimesh të Elgitit, që u interpretuan si mesazhe të fshehura për një krizë në çift.

Për të zbardhur të vërtetën, Prive ka kontaktuar drejtpërdrejt me Klean, e cila nuk hezitoi të japë versionin e saj, duke sqaruar zërat që po qarkullojnë.

Meqë po më pyet, po ta them troç: nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajme. Jemi më të lumtur se kurrë,” u shpreh Klea.

Pra, të gjitha thashethemet që qarkulluan gjatë ditës rezultuan të pavërteta – çifti vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur.