Alfio Rrotani ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të zbuluar një romancë të re në jetën e tij.
Në një video të publikuar në Instagram, ai shihet duke ecur gjatë natës, dorë për dore me një vajzë enigmatike.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veçanërisht përshkrimi i postimit, i cili ndërthur humorin me romantikën:
“Nuk e di ende që unë jam pronari i restorantit! Ajo ha vetëm te Kripe dhe Piper” – duke lënë të kuptohet se vajza, pa qenë në dijeni të identitetit të tij, është një frekuentuese e rregullt e restorantit që ai zotëron.

Ky moment i veçantë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth vajzës që ka fituar zemrën e Alfios.
Kujtojmë se Alfio Rrotani ka qenë më parë në një lidhje të gjatë me moderatoren Fatma Methasani, me të cilën ka një djalë të quajtur Noah.
