Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Shqiptarja krijon një inteligjencë artificiale që zbulon depresionin me 99% saktësi! Ja si funksionon

LokimagazineLokimagazine29 May, 2025
Hana Selmani

Hana Selmani, një e re me origjinë shqiptare nga Shkupi, ka publikuar studimin e saj të parë shkencor që tregon suksesin e një programi inovativ që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar depresionin me një saktësi mbresëlënëse prej 99%.

E diplomuar për Shkenca Kompjuterike në universitetin New York University Abu Dhabi, Hana kishte filluar interesin për teknologjinë dhe shkencat kompjuterike që në shkollën e mesme Nova International Schools në Shkup.

Gjatë studimeve në Abu Dhabi, ajo punoi nën mbikëqyrjen e profesoreshës Mai Oudah, drejtuesja e Laboratorit të Bioinformatikës, ku nisi të eksploronte lidhjen mes mikrobomës së zorrëve dhe çrregullimeve mendore. Ky kërkim u bë baza e temës së saj të diplomës dhe më pas, e një publikimi shkencor të rëndësishëm.

Mikroboma dhe depresioni: Si funksionon modeli?

Projekti i Hanës fokusohet në dallimet mikrobiologjike që ekzistojnë mes personave me depresion dhe atyre pa të, duke përdorur algoritme të të mësuarit të makinerive (machine learning). Ajo dhe ekipi i saj analizuan të dhëna laboratorike të mikrobomës së zorrëve të 90 individëve: 43 të diagnostikuar me depresion dhe 47 pa depresion.

Modeli u trajnua për të dalluar këto dy grupe bazuar në frekuencën e llojeve të caktuara të baktereve në zorrë. Për të rritur saktësinë, u përdorën teknika të përzgjedhjes së veçorive, duke u fokusuar te 30–50 bakteret më informuese dhe diskriminuese. Këto mikroorganizma, përveçse ndihmojnë në diagnostikim, mund të shërbejnë edhe si biomarkues të rinj për kërkime të mëtejshme biologjike.

Sipas rezultateve të studimit, të publikuara në revistën Springer, modeli arriti një saktësi klasifikimi prej 99% dhe një AUC-score prej 0.991, që tregon fuqinë e jashtëzakonshme të sistemit për të zbuluar depresionin.

 “Qëllimi ishte të krijojmë një mjet diagnostik efektiv, të aksesueshëm dhe me kosto të ulët,” thotë Hana Selmani.

Pse ky projekt është i rëndësishëm?

Ndërlidhje disiplinash: Kërkimi bashkon bioinformatikën, inteligjencën artificiale dhe psikologjinë — një shembull konkret i integrimit mes teknologjisë dhe shëndetit mendor.

Biomarkues të rinj: Identifikohen 30–50 mikrobe të veçanta që mund të studiohen më tej si indikatorë biologjikë për depresionin.

Diagnozë e përballueshme: Programi ofron një alternativë fillestare për depistimin e depresionit në zona ku mungojnë specialistët ose ku diagnostikimi psikologjik është shumë i kushtueshëm.

Megjithatë, Hana thekson se programi është vetëm një ndihmë diagnostikuese. Diagnoza përfundimtare duhet bërë nga një profesionist i shëndetit mendor.

 “Ne dimë që programi zbulon depresionin me saktësi të lartë, por nuk dimë ende a e shkakton depresioni ndryshimin në mikrobomë apo e kundërta. Këto janë pyetje për kërkime të ardhshme biologjike,” shton ajo.

Planet për të ardhmen

Hana Selmani planifikon të ndjekë studimet master në Mbretërinë e Bashkuar dhe është në proces të publikimit të artikullit të saj të dytë shkencor, këtë herë në fushën e sigurisë së çipeve elektronikë.

Ajo shpreson që projekti i saj me AI të adoptohet nga kompani teknologjike ose institucione shëndetësore publike për të ndihmuar komunitete më të gjera dhe për të përmirësuar aksesin në kujdesin mendor.

Related Posts

Tashmë nëse kontrolloni WhatsApp-in e partnerit/es do të dënoheni me 10 vite burg — sipas Gjykatës së Lartë

5 June, 2025

Nis bllokimi i TikTok në Shqipëri – Ja mesazhi që përdoruesit po shikojnë sonte (FOTO)

13 March, 2025

TikTok është mbyllur sot zyrtarisht në SHBA

19 January, 2025

Mbyllet zyrtarisht TikTok në Shqipëri: Qeveria shpalli sot vendimin

21 December, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Lufta Iran-Izrael: Cili shtet ka ushtrinë më të fortë?

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Izraeli shkatërron mbrojtjen ajrore të Iranit — avionët fluturojnë lirshën mbi Teheran

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.