Para nisjes së BBVK 4, përplasen Olsa dhe Alaudini? Reagon moderatori

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram.

Kur u pyet nëse ka pasur ndonjë përplasje me Olsa Muhametin, Hamiti mohoi kategorikisht këto zëra duke sqaruar situatën.

Nuk kemi pasur konflikte aspak, jemi në vrullin e punës, kemi strese të ndryshme, por konflikt nuk kemi pasur ende”, tha ai.

Kujtojmë që edicionin e kaluar të BBVK, Olsa Muhameti ishte producente ekzekutive, por pritet të shihet ç’do të ndodhë me sezonin e ri.