Thyen heshtjen familja e dizajnerit që plagosi partneren dhe i dha fund jetës: “Ajo e di të vërtetën”

Tragjedia që goditi Kosovën më 9 maj, me vdekjen e parakohshme të dizajnerit të njohur shqiptar, Festim Isufi, ka ngjallur shumë reagime dhe spekulime në rrjetet sociale dhe mediat online. Por më në fund, familja ka thyer heshtjen.

Vëllai i të ndjerit ka folur publikisht për herë të parë, duke hedhur poshtë zërat që fajësonin bashkëshorten e Festimit, Rinën.

Ai theksoi se familja nuk ka ngritur akuza ndaj askujt dhe se pret zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton. Janë tu u marrë policia e prokuroria, edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën… Ajo është pjesë e familjes sonë.”

Ai shtoi se nuk kanë informacion konkret për atë që ka ndodhur në banesën e Festimit, por besojnë se Rina e di të vërtetën dhe do e ndajë me organet e drejtësisë.

“Rina besoj e di të vërtetën edhe ka fol me prokurorinë. Për ne, ajo mbetet pjesë e familjes përderisa nuk ka diçka konkrete.”

Hetimet për vdekjen e dizajnerit vazhdojnë, ndërsa opinioni publik mbetet në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes.