Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Përlotet Dj Dagz teksa shpjegon kuptimin e emrit të djalit të dytë, “Kres”

LokimagazineLokimagazine26 May, 2025

DJ Dagz, me emrin e vërtetë Arbër Gumnishta, është përlotur gjatë një interviste emocionale në emisionin “Libero” me Resul Sinanin në ATV, ku për herë të parë tregoi historinë pas emrit të djalit të tij të dytë, Kres.

Në një rrëfim të ndjerë, Dagz zbuloi se ideja për emrin “Kres” ka qenë një zgjedhje e veçantë e partneres së tij, Einxhel Shkira, e cila kishte kërkuar edhe ndihmën e inteligjencës artificiale për të thelluar kuptimin e tij.

“Einxhi ishte duke biseduar me ChatGPT për emrin Kres, por përgjigjja s’i pëlqeu. Iu tha që është një emër sllav, pa ndonjë lidhje me rrënjë shqiptare. Dhe si gjithmonë, Einxhi nuk e la me aq,” – tregoi Dagz.

Sipas tij, Einxhel i sqaroi sistemit që Kres në kuptimin e saj përfaqëson kokën, liderin, drejtuesin – pra një figurë qëndrore dhe me peshë. Pas shpjegimeve të saj, thotë Dagz, edhe ChatGPT “u bind dhe kërkoi falje”.

Ky moment, përtej humorit, theksoi për çiftin rëndësinë që ka identiteti dhe simbolika pas një emri, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.

Në fund të bisedës, DJ Dagz nuk i përmbajti emocionet kur foli për familjen që ka krijuar me Einxhelin dhe dy djemtë e tyre:

“Të gjitha sakrificat, të gjitha rrezikimet… të gjitha kanë ndodhur për këta.”

Ndërsa në ekran shfaqeshin foto të familjes së tyre të lumtur, ai kujtoi se kur hyri në Big Brother VIP nuk e kishte menduar kurrë se do dilte nga aty jo vetëm me një dashuri, por edhe me një familje të re.

“Ishim shumë të vendosur që mos të krijonim lidhje aty brenda… por jeta di të befasojë në mënyrën më të bukur.”

Një intervistë që preku shumë zemra, dhe që tregoi një tjetër anë të Dagz – atë të një babai krenar dhe një njeriu të thjeshtë që e çmon thellësisht familjen.

Related Posts

Loredana pendohet për ndërhyrjet plastike dhe bën ndryshimin e papritur në fytyrë (Foto)

20 June, 2025

Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

19 June, 2025

Ju njohim me 18-vjeçaren që mori kurorën e “Miss Shqipëria 2025”

19 June, 2025

Sara Hoxha feston ditëlindjen në “krahët” e partnerit të ri, Erik Fullanit (FOTO)

19 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Shqipëria në mbështetje të Izraelit, shpërthen Andi Bushati: “Qëndrim ekstremist ndaj një vendi që vret fëmijë”

Kremlini kërcënon SHBA-në: Ja çfarë do ju bëjmë nëse vrisni liderin e Iranit

Tronditëse/ Disa persona hyjnë në kishë dhe dhunojnë priftërinjtë dhe besimtarët (VIDEO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.