Pamjet virale/ Macron goditet në fytyrë nga gruaja e tij në sy të të gjithëve (Video)

Një video mjaft e komentuar ka ndezur rrjetin pas mbërritjes së presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte, në Vietnam.

Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, shihet një moment i pazakontë: sapo hapet dera e avionit presidencial, Brigitte i afrohet Macron-it, dhe një lëvizje e saj e dorës pranë fytyrës së tij ngjall spekulime të shumta — ishte shaka apo ndonjë shuplakë “e lehtë” e momentit?

Ndërkohë, burime nga Pallati Elize e minimizuan ngjarjen, duke e quajtur një “moment tensioni të përkohshëm”, tipik për udhëtime me ngarkesë protokollare dhe emocionale.

Megjithatë, një detaj nuk i shpëtoi syrit të shikuesve: Brigitte Macron, gjatë zbritjes së shkallëve, mbante dorën pas kangjellave, ndërsa mungoi përqafimi apo kontakti i zakonshëm publik me bashkëshortin e saj — një gjest që u interpretua nga disa si shenjë ftohjeje.

Për momentin, misteri i “shuplakës” mbetet në dorë të imagjinatës së publikut.