Moderatorja Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë dhe ka ndarë me publikun emrin e djalit të saj të vogël.
Pas emrit të parë, Trev, i frymëzuar nga trevat shqiptare, ajo ka zgjedhur një emër tjetër të shkurtër dhe domethënës: Kres.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Einxhel ka shpërndarë emocionet e saj të forta gjatë shtatzënisë dhe momentit të lindjes, duke përshkruar përvojën si të mbushur me dashuri, sakrificë dhe mbështetje.
Ajo thekson se çdo dhimbje e kaluar do të ishte e vlefshme për të mbajtur vogëlushin e saj në krahë:
“Do e zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat… vetëm për të të pasur ty në krahët e mi,” ka shkruar Einxhel, duke emocionuar ndjekësit e saj, të cilët e prisnin me padurim këtë detaj të bukur.