Surprizë! Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas jehonës së madhe që krijuan në Eurovision, ku u renditën në Top 5 vetëm me votat e publikut, Shkodra Elektronike nuk e ka në plan të ndalet.

Grupi sapo ka njoftuar projektin e tyre të ri muzikor – një EP me titullin “Shndrit!”, që do të publikohet më 23 maj.

Pse do të vazhdojmë me [shndrit]” – shkruajnë ata në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri kreativ dhe vizionar.

“Shndrit!” premton një qasje të freskët, ku muzika elektronike moderne ndërthuret me motive tradicionale shqiptare, një kombinim që tashmë është kthyer në firmën identitare të grupit.

Etno-futurizmi, siç e përshkruajnë vetë, vjen më i thelluar dhe më eksperimental në këtë projekt.

Kopertina e albumit, me ngjyra të ndezura dhe forma abstrakte, është një tjetër tregues i rrugës artistike që ata po ndjekin – guxim, autenticitet dhe përqafim i rrënjëve në një kontekst bashkëkohor.