Pak ditë më parë, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, festoi ditëlindjen.
Në këtë rast, nuk mungoi as urimi nga ish-partnerja e tij, Xheneta. Gjatë një interviste në emisionin “Trotuar”, ajo tregoi se i kishte dërguar një mesazh urimi për ditëlindjen dhe sukseset e arritura.
Megjithatë, duket se urimi i saj nuk u prit me të njëjtën ndjeshmëri, pasi Gjesti ka vendosur të mos i përgjigjet mesazhit të saj, duke ja lënë pa përgjigje.
Kujtojmë se nga ana tjetër Gjesti tregoi se si po shkon marrëdhënia e tij me Eglin.
Në një deklaratë të sinqertë, ai pranoi se ndjen mungesën e saj dhe se, ndonëse gjërat nuk janë të thjeshta, mes tyre ekziston ende një lloj raporti.
“Po, më mungon. Por tani jashtë, e kemi një lloj ‘marrëdhënie’. Ajo është me punët e veta edhe unë me punët e mia, të ngarkuar të dy, në stres të dy, ajo në karrierë, unë në karrierë. Po me rëndësi mirë është. Ndonjëherë po ndahemi, ndonjëherë po ndreqemi, edhe ne i kemi ato punët tona. Por e kuptoj, ngarkesa dhe këto gjërat,” – u shpreh Gjesti.
Deklarata e tij lë të kuptohet se lidhja me Eglin nuk ka marrë një drejtim përfundimtar, por po përballet me sfidat natyrale të jetës jashtë reality show-t.
Stresi, angazhimet profesionale dhe ritmi intensiv i jetës duket se kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre, megjithatë dyshja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një rikthimi apo vazhdimi të lidhjes në të ardhmen.
