Ja sa pikë mori Shqipëria nga shtetet në Eurovision (Foto)

Finalja e madhe e Eurovision 2025 u mbajt mbrëmjen e djeshme mes emocioneve dhe performancave të jashtëzakonshme nga 26 shtete finaliste.

Fituesja e këtij edicioni u shpall Austria, me 436 pikë, ndërsa Izraeli dhe Estonia zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Shqipëria arriti një rezultat të denjë, duke u renditur në vendin e 8-të, me 218 pikë, njësoj si Ukraina që përfundoi në vendin e 9-të.

Pikët që i dhanë shtetet Shqipërisë:

Greqia: 14 pikë (12 publik + 2 juria)

Mali i Zi: 22 pikë (12 publik + 10 juria)

Francë: 22 pikë (10 publik + 12 juria)

Itali: 13 pikë (10 publik + 3 juria)

Gjermani: 8 pikë (8 publik, 0 juria)

Suedi: 10 pikë (7 publik + 3 juria)

Grafiku i plotë:

Eurovision 2025/ Shqipëria

Detaj që bie në sy:
Pavarësisht diasporës së madhe shqiptare në Gjermani dhe Itali, këto dy shtete dhanë vetëm 8 dhe 10 pikë nga publiku, më pak se ç’pritej.

Nga ana tjetër, Greqia, vend me marrëdhënie historikisht të tensionuara me Shqipërinë, u shfaq me një mbështetje të fortë: 12 pikë nga publiku dhe 2 nga juria. Surprizë edhe Franca, e cila në total i dha Shqipërisë plot 22 pikë.

Rezultati i Shqipërisë këtë vit vlerësohet si ndër më të mirët në vitet e fundit.