Jozefin Marku ka bërë daljen e tij të parë publike pas incidentit në “Big Brother VIP Albania”.
I ftuar në “Goca & Gra”, Jozi iu përgjigj akuzave se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër.
I pyetur nga Loredana: “A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?“, Jozi tha:
“E mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë gjëra për mua. Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërtet”.
Sa i përket incidentit, Jozi po ashtu bëri reagimin e tij të parë, teksa tregoi nëse ka kontaktuar me Gjestin.
Gerta: Ke pasur kontakte me Gjestin pas incidentit?
Jozi: Kontakt me Gjestin nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët, por akoma nuk kemi pasur kontakt. Kam kërkuar të dëgjoj veten më shumë, jam munduar ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. Shumë suksese Gjestit, thashë më parë keqardhjen që është ndier keq dhe e ka përjetuar keq. Jeta vazhdon.