Joz Marku, partneri i saj i parë shqiptar? Loredana zbulon të vërtetën — Zgjedh edhe mes italianëve dhe…Jozit

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i ri i emisionit të njohur “Goca & Gra”, ku pjesë e panelit të moderatoreve është edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati.

Gjatë transmetimit, Loredana bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e publikut, teksa foli për raportin e saj me Joz Markun.

E pyetur nëse Jozi është partneri i saj i parë shqiptar, Loredana e mohoi duke thënë:
Jo, jo, kam pasur lidhje edhe më parë me shqiptarë.”

Më pas Loredana u pyet:
Çfarë preferon më shumë, një partner italian apo shqiptar?”

Pa hezitim, Loredana u shpreh:
Më mirë me një shqiptar, 100%! Gjithmonë kanë qenë në preferencat e mia shqiptarët.”

Deklarata e saj duket se ka “vulosur” edhe një herë lidhjen me Joz Markun, duke lënë të nënkuptohet që raporti i tyre është më serioz se sa mendohej.