Rrëfimi i burrit: “Tradhtova gruan për shkak të fëmijëve, por jam i justifikuar — Ja pse!”

Një burrë anonim ka dhënë një rrëfim të hapur dhe shokues për Mail Online, ku pranon se e ka tradhtuar bashkëshorten e tij disa herë gjatë pesë viteve të fundit, por e ka justifikuar veprimin me mungesën e jetës seksuale pas ardhjes në jetë të fëmijëve.

Burri, i martuar prej 20 vitesh, tha se pas lindjes së dy vajzave të tyre, marrëdhënia e tij me bashkëshorten ndryshoi rrënjësisht.

Sipas tij, gruaja u bë e shmangshme dhe e lodhur, duke e zhdukur plotësisht jetën e tyre seksuale. Ai u shpreh se kjo e bëri të ndihej i “privuar” dhe i zhgënjyer, pavarësisht përpjekjeve të tij për të përmirësuar marrëdhënien.

Ai tha: “Jam i martuar prej 20 vitesh dhe në pesë vitet e fundit kam pasur disa lidhje jashtëmartesore. Mund të më gjykoni sa të doni, por nuk pendohem.”

Ai rrëfeu se ishte larguar nga shtëpia, duke filluar të frekuentonte klube nate çdo fundjavë dhe duke pasur një telefon të veçantë për të kontaktuar gratë.

Burri pretendon se tradhtia ndikoi pozitivisht në martesë: “Nuk isha më i acaruar, isha më i duruar – një burrë dhe baba më i mirë sepse nevojat e mia intime po përmbusheshin.”

Ai theksoi se ende e do gruan dhe nuk dëshiron të prishë familjen. Megjithatë, përfundon me një akuzë të rëndë: “E di që ajo që bëj është gabim, por gruaja ime është po aq fajtore për atë që ndodhi mes nesh.

Rrëfimi i tij ka ngjallur debate të forta në rrjet, duke vënë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet në çift pas lindjes së fëmijëve.