Tjetër tragjedi/ Po kalonte trafikndarësen, i riu përplaset për vdekje në Unazën e madhe

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme.

Një i ri ka humbur jetën në Unazën e Madhe, pranë Paskuqanit pasi dyshohet se ka qenë duke kaluar trafikndarëset në këmbë.

I riu, ende i paidentifikuar, dyshohet se është përplasur nga një makinë në lëvizje.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar vdekjen e të riut.

Trupi i të riut është larguar nga vendngjarja, por ende nuk dihet identiteti i tij dhe as rrethanat e qarta.