Prezantuesja e dashur për publikun shqiptar jep lajmin e ëmbël, së shpejti nënë për herë të dytë!

Prezantuesja dhe influencerja e dashur për publikun shqiptar, Jona Spahiu, është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Lajmin emocionues moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram përmes disa fotove ku shfaqet në kopshtin e një shtëpie, së bashku me djalin e saj Raiden dhe me barkun e rrumbullakosur.

Jona ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me një përshkrim prekës:Momente që po i ruaj në cepa të zemrës sime.”

Bukuroshja ende nuk e ka treguar gjininë e bebit. Ky do të jetë fëmija i dytë për Jonën dhe partnerin e saj, të cilët janë tashmë prindër të një djali të vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu)