E fundit/ Pezullohet numërimi i kutisë së burgut ku votoi Erion Veliaj, u gjetën…

Teksa procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, me mbi 95% të kutive të përpunuara, një incident është shënuar në Durrës, ku është pezulluar përkohësisht numërimi i kutisë së votimit të burgut.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në këtë kuti, ku sipas të dhënave votoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë gjetur dy vota më tepër sesa numri i zgjedhësve që kanë firmosur për të votuar.

Ndërkohë, në nivel kombëtar Partia Socialiste vijon të kryesojë me 82 mandate, “e ndjekur” nga Partia Demokratike me 52 mandate.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda orëve në vijim, ndërsa vëzhguesit janë në monitorim të çdo situate problematike në qendrat e mbetura.

Në pritje të sqarimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet përgjegjëse, kutia problematike do të qëndrojë e mbyllur.