Ndërsa në shumicën e qarqeve të vendit Partia Socialiste ka siguruar epërsi të dukshme, një zonë në jug të Shqipërisë ka “ngjyrosur” kutitë me blu.
Bëhet fjalë për Lazaratin në Gjirokastër, ku Partia Demokratike ka shënuar një fitore me 87.77% të votave.
Sipas të dhënave zyrtare:
- Partia Demokratike: 1321 vota (87.77%)
- Partia Socialiste: 146 vota (9.70%)
- Lëvizja Bashkë: 8 vota
- Lëvizja Atdheu: 1 votë
- Koalicioni Euroatlantik: 1 votë
Rezultati e bën Lazaratin zonën me përqindjen më të lartë të votave për PD-në në të gjithë vendin.
Ky dominim i thellë është një kontrast i fortë me rezultatin kombëtar, ku PS udhëheq me një diferencë të qartë në mandate dhe vota.

