Numërohen 1235 kuti votimi në gjithë vendin, ja kush kryeson!

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare vijon në të gjithë vendin.

Deri në mesnatën e sotme janë numëruar 1,235 kuti nga 5,225 në total, ose rreth 23% e të gjitha qendrave të votimit.

Më poshtë renditja e forcave politike sipas rezultateve të deritanishme:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 164,371 vota
  • PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 105,945 vota
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 11,741 vota
  • Nisma Shqipëria Bëhet: 10,790 vota
  • Partia Mundësia: 8,082 vota
  • Lëvizja Bashkë: 3,809 vota
  • Koalicioni Euroatlantik: 3,351 vota
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 1,040 vota
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare: 582 vota
  • Lëvizja Atdheu: 391 vota
  • Aleanca Demokracia e Re: 219 vota

Numërimi vijon në 12 qarqet e vendit, ndërsa në disa prej tyre procesi ende nuk ka nisur për të gjitha kutitë. Rezultatet përfundimtare pritet të qartësohen në orët në vijim.