Ndërsa Partia Socialiste po kryeson bindshëm në shumicën e qarqeve të vendit, disa zona në veri duket se mbeten besnike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PD vijon të mbajë epërsi në qarkun e Shkodrës, ku deri tani ka marrë 15,946 vota (41.07%), përballë 13,622 votave (35.08%) të Partisë Socialiste. Partia Socialdemokrate renditet e treta me 7,339 vota.
Brenda këtij qarku, demokratët udhëheqin në:
- Fushë-Arrëz
- Pukë
- Shkodër
- Vau i Dejës
Ndërkohë, në Malësinë e Madhe epërsia është në anën e socialistëve me 1,849 vota, ndërsa PD ka 1,206 vota.
Qarku Kukës gjithashtu mbetet blu:
- PD: 51.86%
- PS: 31.90%
Në Has, ku numërimi ka përfunduar:
- PD-ASHM: 3,547 vota
- PS: 2,231 vota
- PSD: 841 vota
Në Kukës, nga 34 qendra të numëruara nga 73 në total:
- PD: 4,035 vota
- PS: 2,863 vota
Në Tropojë, nga 14 qendra të numëruara nga 38:
- PD: 2,530 vota
- PS: 1,126 vota
Edhe Kavaja mbetet bastion demokrat:
- PD: 2,557 vota
- PS: 2,186 vota
- PSD: 107 vota
Duket se, ndonëse në rang kombëtar PS është në avantazh, në këto zona të veriut dhe në Kavajë, demokratët vijojnë të ruajnë pozitat e tyre tradicionale.
