Qarku Korçë, del rezultati i kutisë së parë — Ja kush kryeson

Procesi i numërimit të votave për qarkun e Korçës ka nisur zyrtarisht.

Në bashkinë e Pustecit është hapur kutia e parë, ndërsa paralelisht ka nisur edhe çelja e zarfeve që kanë ardhur nga diaspora.

Nga rezultati i parë i bërë publik, Partia Socialiste kryeson me 130 vota. Koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 52 vota.

Sa u përket partive të tjera, “Mundësia” e Agron Shehajt ka marrë 3 vota, ndërsa nga një votë kanë shënuar: Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) e Elena Kocaqit, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt.

Pjesëmarrja në qarkun e Korçës është regjistruar në 42.16%, ndërsa ky qark përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 11 mandate.