Përditësim: E fundit/ Përfundon numërimi i votave në Vorë, ja renditja (Foto)
Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Bashkinë e Vorës pas numërimit të 24 prej 44 kutive të votimit.
Të dhënat paraprake tregojnë se Partia Demokratike ka kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste, me një diferencë të ngushtë votash.
- Partia Demokratike (PD): 1,931 vota
- Partia Socialiste (PS): 1,850 vota
Edhe pse procesi i numërimit elektronik ka përfunduar, shpallja zyrtare e rezultatit përfundimtar është shtyrë për nesër. Kjo pas një kërkese të bërë nga vetë PD për të mos e shpallur rezultatin menjëherë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar kërkesën e demokratëve, por kjo ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste, e cila e ka cilësuar vendimin si arbitrar dhe të pabazuar.
Procesi pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes ditën e nesërme.
