Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë, nga i cili u hodhën trëndafila për Nur.
Ky gjest romantik ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime në rrjet, por sot në “Ferma Club”, vetë Nur ka zbuluar autorin e surprizës: Djonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”.
“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore,” tha Nur.
Ky gjest u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimi ose romantizmi mes tyre, por deklarata e Nurit hedh poshtë çdo aludim për diçka më shumë se një miqësi.
Nur mbylli rrugëtimin e saj në Ferma VIP mbrëmjen e djeshme, pasi doli në një televotim të fortë dhe të papritur.
Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.