Stresi dhe ish-partnerja konfirmojnë rikthimin bashkë: “Dashuri pa kushte”

Pas shumë zërash, ndarjesh, ribashkimesh e dyshimesh, Keisi dhe Stresi kanë vendosur ta thonë hapur: ata janë bashkë.

Çifti që prej vitesh ka qenë në vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre të luhatshme, ka konfirmuar rikthimin përmes një interviste të përbashkët për Revista Who.

Gjithçka u konfirmua zyrtarisht pas publikimit të këngës “Sa t’kam dasht” nga Stresi, në të cilën Keisi shfaqet si protagoniste.

Ajo zbuloi se rikthimi në Shqipëri kishte qenë fillimisht për familjen, por më pas pranoi me kënaqësi të merrte pjesë në projektin që i ishte dedikuar nga Stresi. Nga ana tjetër, reperi tregoi se teksti i këngës ishte bazuar në bisedat e tyre private dhe prezenca e Keisit në klip ishte “qershia mbi tortë”.

Në intervistë, të dy shprehën se marrëdhënia e tyre sot është më e pjekur, larg posesivitetit të dikurshëm. “Sot është një dashuri pa kushte dhe e paimponuar,” tha Keisi. Ndërsa Stresi e përshkroi Keisin si të maturuar dhe më të vendosur se kurrë më parë.

Ky konfirmim vjen pas muajsh të tërë spekulimesh për statusin e tyre, dhe duket se tashmë, pas gjithë turbulencave, çifti ka gjetur një ekuilibër të ri.