“Do rrethojmë Klanin”/ Sali Berisha – Fevziut: Jepi këtë dhuratë Edi Ramës nesër në Opinion

Kryedemokrati Sali Berisha e ka ftuar disa herë Edi Ramën në përballje televizive, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Berisha ishte këtë të enjte në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, teksa të premten do të jetë në Opinion Kryeministri Edi Rama për mbylljen e fushatës elektorale.

Nga studio e Opinion, Sali Berisha tha se bashkë me simpatizantë do të rrethojnë Klanin në shenjë proteste kundër Edi Ramës.

Sali Berisha: Ai ka zgjedhur të premten për të ardhur këtu vetëm. Pasi unë e kam ftuar kudo. Atëherë do bëjmë këtë. Ose unë do të mbledh dhjetra mijëra të rinj protestë rreth Klanit si për praninë e diktatorit në studio. Unë kam dhuratën time për të. Këtë pasaportë, të lutem do t’ja japësh si dhuratë nga unë nesër që e ke në studio. Narkoshteti, pasaporta. Jepja pasaportën.