Për ju që e humbët, njihuni me konkurrenten e re të “Ferma VIP”

Spektakli “Ferma VIP” është pasuruar me një hyrje të re që pritet të trazojë jo pak dinamika mes konkurrentëve.

Nenna, vajza me origjinë nga Peja, është bërë zyrtarisht pjesë e fermës, duke hyrë nga dhoma e “Njëshit”, aty ku e priste Ylli — një tjetër konkurrent që e njihte më parë, megjithatë të dy preferuan të mos zbulojnë shumë rreth njohjes së tyre.

Që në momentet e para, Nenna ka tërhequr vëmendjen me pamjen dhe prezencën e saj.

Nenna

Tani ngelet për t’u parë nëse hyrja e saj do të sjellë tensione apo aleanca të reja në fermë.