Ledri Vula flet hapur për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn, zbulon ç’po ndodh mes tyre

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer në një nga dyshet më të përfolura nga publiku shqiptar kohët e fundit, veçanërisht pas bashkëpunimit të tyre muzikor, i cili erdhi bashkë me shumë aludime mbi raportin e tyre.

Në një intervistë të fundit, Ledri ka folur me shumë sinqeritet për raportin që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ekziston një kimi e veçantë dhe një ndjesi e natyrshme afrimiteti.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” – është shprehur reperi.

Deklarata e tij është pritur me shumë komente në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë humbur kohë për të komentuar mbi lidhjen e tyre.

Për shumë prej tyre, “kimi” dhe “miqësia” janë sinjale që mund të çojnë edhe drejt diçkaje më shumë.