Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti kur ai shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales, pa e shoqëruar me atë të Shqipërisë, ka nxitur shumë reagime.
Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, debati vijon, dhe një zë kritik ndaj këtij veprimi është bërë edhe reperi G-Bani.
Në një postim të tij, ai shprehet hapur:
“Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.”
Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ku shumë ndjekës e akuzuan për përçarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës. Por G-Bani nuk ka heshtur.
Ai reagoi sërish, këtë herë me një mesazh më të gjatë ku thekson se nuk do të ndalojë së shprehur mendimin e tij:
“Në një realitet ku duhet me pas frikë me shpreh që një shqiptar duhet të ngrejë edhe flamurin shqiptar si fitues i një shfaqje shqiptare… Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vuajtur për të dit’ se asgjë nuk ndryshon në këtë bot’ nga mendimi i një njeriu. Secili mendimin e tij. Unë kam mendimin tim dhe paguaj çmimin.”