lDitën e sotme, në fermën më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma VIP”, ka ndodhur një surprizë spektakolare që ka lënë pa fjalë si banorët ashtu edhe publikun.
Një helikopter është shfaqur mbi territorin e fermës dhe ka hedhur nga ajri petale trëndafilash, të cilat formonin shkrimin “Nuri the queen habibi”.
Gjatë këtij momenti Nur u emocionua dhe nuk e fshehu dot entuziazmin.
Por ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje ishte zbulimi se pas kësaj surprize qëndronte një emër i njohur për publikun: Dionis Biba, ish-fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”.
Dionisi, i njohur për gjestet e tij plot stil dhe për lidhjen e tij me publikun, kishte organizuar këtë gjest romantik për të surprizuar Nurin, e cila duket se ka fituar jo vetëm zemrën e publikut, por edhe të ish-fituesit.
Dionisi e ka ndarë vetë këtë moment në profilin e tij në Instagram, ku ka postuar një video të helikopterit dhe petaleve që zbukuronin qiellin mbi fermë.
View this post on Instagram