Luna Mari, vajza e çiftit të njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, ka festuar 1-vjetorin e lindjes me një festë të mbushur me ngjyra, detaje të ëmbla dhe një atmosferë magjepsëse.
Prindërit e saj të famshëm kanë organizuar një ditë të paharrueshme, ku dekorimet përrallore, torta madhështore dhe praninë e familjarëve e miqve të ngushtë e bënë këtë ditëlindje të veçantë.
Kiara dhe Luizi kanë ndarë disa momente nga festa në rrjetet sociale, duke treguar emocionet e tyre për këtë përvjetor të parë të vajzës së tyre.









Luna Mari është një nga bebet më të dashura për publikun shqiptar, dhe çdo moment i saj i dokumentuar nga Kiara dhe Luizi në rrjete sociale merr mijëra pëlqime e komente.
