I ftuar në emisionin “Pardon My French” së fundmi ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike.
Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej.
Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.
“Janë nga më të kërkuarit për momentin, disa nga këta që përdorin më shumë rrjetet sociale Danja, Loredana, Egli normalisht që i kanë marrë kontratat e para të punës kam përshtypjen sepse shumë nga ‘brand’-et që mezor i kanë pritur që të dalin i kanë firmosur kontratat me ta.
Me çmimet janë pak të ekzagjeruara sepse është kjo periudha që kur dalin nga BBV të gjithë fluturojnë nga pak, por nuk kanë faj sepse avash-avash do ta gjejnë edhe veten në treg. Normalisht që në momentin kur ti je në fokus dhe të gjithë i kanë sytë nga ty çmimet qoftë në industrinë e muzikës apo atë të marketingut, influencer, Instagram-it dhe me rradhë janë në kulm por që këshilla ime do të ishte kjo që është më e rëndësishme që të ndërtojnë disa kontrata afatgjata sepse kjo fama nuk zgjat shumë, në rastin më të mirë e ka një vit atë ekuivalenten e suksesit dhe të qenurit në qendër të vëmendjes”- tha ai.
Por, cili prej tyre i ka çmimet më të larta në këtë periudhë?
“Më të larta ata që kanë platformën më të fortë, kryesisht Gjesti dhe Egli. Kurse më normale dhe më të justifikueshme do të sugjeroja Danjën dhe Loredanën”- u shpreh Anaidi.