Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Del fotoja/ Kjo është Kejsi Spahillari që vrau të fejuarin në bashkëpunim me të dashurin 65-vjeçar

LokimagazineLokimagazine29 April, 2025

Shtatë vite pas një ngjarjeje që tronditi Voskopojën, është zbardhur e vërteta pas vdekjes së 18-vjeçarit Antonio Karaifili, i cili u gjet i varur në një pishë në qershor të vitit 2018.

Asokohe, rasti u klasifikua si vetëvrasje, por familjarët ngritën që në fillim dyshime të forta, sidomos ndaj të fejuarës së tij, Kejsi Spahillari.

Sot, hetimet kanë nxjerrë në dritë një skenar makabër: Kejsi Spahillari, atëherë adoleshente, kishte krijuar një lidhje të fshehtë me 65-vjeçarin Rexhep Vathi.

Kejsi Spahillari

Sipas dosjes hetimore, Antonio kishte zbuluar të dashurit në flagrancë, çka besohet se u bë shkak që dyshja të ndërmerrte aktin ekstrem — vrasjen e tij, duke e inskenuar më pas si vetëvrasje.

Detajet janë tronditëse: Spahillari ka qenë ajo që ka lajmëruar të afërmit e të ndjerit, duke u treguar me saktësi vendin ku ndodhej trupi, pa pasur zyrtarisht asnjë informacion paraprak.

Më tej, analiza e trupit të viktimës nuk zbuloi asnjë gjurmë kontakti me pishën, duke përforcuar dyshimet se ai ishte varur artificialisht. Gjurmë ADN-je të Rexhep Vathit janë gjetur gjithashtu në çarçafët e banesës së Kejsit.

Ndërkohë që Vathi i dha fund jetës në gusht të vitit 2024, Kejsi Spahillari sot ndodhet në Kanada, ku ka krijuar familje të re. Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën “arrest me burg” në mungesë dhe pritet që autoritetet të kërkojnë ekstradimin e saj.

Një krim pasioni, i maskuar si vetëvrasje, që tani kërkon drejtësi pas shtatë vitesh heshtje dhe dyshimesh.

Related Posts

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë/ Ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe partive të tjera

12 May, 2025

Deklarata e fortë: “S’ka më dyshime, SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës”

12 May, 2025

Numërohen 50% të votave në Shqipëri, ja si është rezultati

12 May, 2025

Ndryshim i menjëhershëm nga votat e Diasporës, ja renditja

12 May, 2025
Related Posts

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë/ Ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe partive të tjera

12 May, 2025

Deklarata e fortë: “S’ka më dyshime, SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës”

12 May, 2025

Numërohen 50% të votave në Shqipëri, ja si është rezultati

12 May, 2025

Ndryshim i menjëhershëm nga votat e Diasporës, ja renditja

12 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.