Ndodh në Ferma VIP/ Ish-gruaja zbulon se ky konkurrent pëlqen meshkujt: “E zbulova kur…”

Një situatë e papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Ferma VIP”, gjatë Prime-t.

Ish-gruaja e një prej konkurrentëve, Yllit, ka dërguar një mesazh që u transmetua gjatë spektaklit.

Ajo foli për marrëdhënien me Yllin, duke zbuluar një detaj që shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Në mesazhin e saj, ish-bashkëshortja tregoi se pak para ndarjes, kishte kuptuar që Ylli kishte një pëlqim më të madh për meshkujt.

Më tej, ajo shtoi se pas ndarjes, Ylli e kishte bllokuar në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk kishin pasur më asnjë kontakt.