Rreth tre vite më parë, emri i Beatrix Ramosaj ishte kryefjalë në mediat rozë, për shkak të lidhjes së saj me Donald Veshaj. por jo vetëm.
Pas kësaj periudhe, Beatrix vendosi të shpërngulet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
Për afro tre vite, ajo ka zgjedhur të jetë diskrete në rrjetet sociale, duke postuar rrallë dhe pa ndarë detaje nga jeta private.
Së fundmi, megjithatë, këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në një postim në Instastory, ajo tregoi vendndodhjen aktuale, duke shkruar: “Të dua ty” në anglisht.
Fillimisht, ky detaj u raportua thjesht si një spekulim në portale. Por burime pranë saj bëjnë me dije se Beatrix ka nisur një lidhje të re dashurie, një raport që ka marrë formë gjatë muajve të fundit.
Mësohet se partneri i saj i ri është i huaj dhe se çifti po e jeton lidhjen në mënyrë private, larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Miqtë e këngëtares, gjithashtu, janë treguar të rezervuar për të dhënë informacione.
Për momentin, duket se do të na duhet të presim vetë Beatrixën që të ndajë më shumë nga kjo histori, nëse dhe kur të vendosë ta bëjë publike.