Anxhela Peristeri, një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, vijon të mbetet aktive në skenën muzikore përmes projekteve të reja dhe koncerteve live.
Për jetën private, artistja ka preferuar gjithmonë të ruajë një distancë nga vëmendja mediatike.
Megjithatë, së fundmi, Panorama Plus ka publikuar disa fotografi ku Anxhela shfaqet për herë të parë në shoqërinë e partnerit të saj. Ata janë parë duke shëtitur në rrugët e Tiranës.
Në fotografi, Anxhela duket e buzëqeshur teksa ecën përkrah partnerit, duke mos treguar shqetësim për praninë e paparacëve.
Ky është një nga momentet e rralla kur këngëtarja është parë në publik me partnerin, duke dhënë një pasqyrë të vogël nga jeta e saj jashtë skenës.