Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako nuk ka humbur kohë dhe rikthehet sërish në televizion.
Ajo do të jetë e ftuar speciale në skenën e humorit më të njohur në vend, “Portokalli”.
Eglin do ta shohim ndryshe këtë herë, në një format plot energji dhe të qeshura, krah aktorëve më të njohur të humorit shqiptar.
Ajo do të ngjitet në skenën e “Portokalli” më 30 prill, në një performancë që pritet të surprizojë publikun.
Pas emocioneve të mëdha në BBVA, rikthimi i saj në ekran është vetëm hapi i parë drejt projekteve të reja.