Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Arrestohet TikTok-eri i njohur pasi parashikoi tërmetin (DETAJE)

LokimagazineLokimagazine25 April, 2025

Autoritetet në Mianmar kanë arrestuar astrologun John Moe The, pasi një video e tij virale në TikTok ku parashikonte një tërmet të ri shkaktoi frikë dhe panik masiv në vend.

Parashikimi u publikua më 9 prill, vetëm dy javë pas një tërmeti katastrofik me magnitudë 7.7 që vrau mbi 3,500 persona dhe shkatërroi tempuj historikë në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Ministria e Informacionit e Mianmarit bëri të ditur se John Moe The u arrestua të martën për “bërje deklaratash të rreme me qëllim shkaktimin e panikut publik”.

Në videon e tij, e cila u pa më shumë se tre milionë herë në TikTok, ai paralajmëronte se më 21 prill një tërmet do të “godiste çdo qytet në Mianmar”.

Ai i këshillonte njerëzit të “merrnin gjëra të rëndësishme me vete dhe të iknin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve”. Në mbishkrimin e videos, thuhej: “Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa të larta gjatë ditës”.

Shumë qytetarë i morën seriozisht paralajmërimet e tij. Një banore e Yangon-it tha për AFP se fqinjët e saj nuk pranuan të flinin në shtëpitë e tyre atë ditë, duke ngritur kampe jashtë për të shmangur rrezikun nga tërmeti i paralajmëruar.

Ekspertët kanë theksuar se parashikimi i saktë i tërmeteve është i pamundur, për shkak të kompleksitetit të faktorëve që i shkaktojnë ato.

Sidoqoftë, llogaria e John Moe The në TikTok – tashmë e mbyllur – kishte mbi 300,000 ndjekës dhe pretendonte se bënte parashikime përmes astrologjisë dhe fallxhorisë.

Ai u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në rajonin qendror të Sagaing, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 28 marsit.

Related Posts

Momenti kur Erdogan kritikon Edi Ramën për atletet e tij: ”Çfarë i ke këto…” (Video)

16 May, 2025

E rëndë te Liqeni i Thatë/ E reja gjendet pa shenja jete në makinë

16 May, 2025

E trishtë/ Në krye të detyrës, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT

15 May, 2025

Binjakët identikë ndjekin dieta të ndara vegane dhe mishi — Një prej tyre pëson ndryshim drastik në pamje

15 May, 2025
Related Posts

Momenti kur Erdogan kritikon Edi Ramën për atletet e tij: ”Çfarë i ke këto…” (Video)

16 May, 2025

E rëndë te Liqeni i Thatë/ E reja gjendet pa shenja jete në makinë

16 May, 2025

E trishtë/ Në krye të detyrës, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT

15 May, 2025

Binjakët identikë ndjekin dieta të ndara vegane dhe mishi — Një prej tyre pëson ndryshim drastik në pamje

15 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.