Nëse mendonit se propozimet për martesë janë gjithmonë emocionale dhe romantike, kjo video do t’ju bëjë të rimendoni gjithçka.
Një skenë që po bën xhiron e rrjetit tregon një nga momentet më të sikletshme dhe të ftohta që interneti ka parë ndonjëherë.
Çifti ndodhej pranë një liqeni, të rrethuar nga një grup njerëzish që pritej të ishin dëshmitarë të një momenti të paharrueshëm.
Djali ulet në gjunjë me një unazë në dorë, ndërkohë që partnerja e tij kishte kthyer shpinën dhe nuk kishte asnjë ide çfarë po ndodhte pas saj.
Ai e kap nga dora, e kthen me fytyrë dhe i thotë: “Do martohesh me mua?”
Ajo, pa asnjë emocion të dukshëm, përgjigjet: “Po, do martohem.” Dhe aty përfundon gjithçka — pa puthje, pa lot, pa duartrokitje. Thjesht një unazë në gisht dhe një heshtje e thellë nga të gjithë të pranishmit.
Videoja ka bërë namin në rrjetet sociale, duke u shoqëruar me një sërë memesh dhe komentesh ironike.
Disa prej tyre shkruajnë:
“A e njohin ata njëri-tjetrin?”,
“Ndoshta një ‘urime’ dikush?”,
“Nuk kam parë kurrë një propozim kaq pa emocion“,
“Uroj që ky propozim të mos më ndodhë kurrë”, dhe
“Ky propozim kishte më pak ndjenja se një pagesë me kartë.”
A ishte një propozim i nxituar, i detyruar apo thjesht… shumë i ftohtë?