Moderatori i njohur Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram, ku ndonëse nuk e thekson drejtpërdrejt, ka zbuluar një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij fizike.
Para se të merrte drejtimin e “Big Brother VIP Albania 3”, Ledioni ishte me një pamje më të shëndoshë, por së fundmi, ai ka publikuar një foto ku bie në sy transformimi i tij trupor.

Ky ndryshim vjen në një moment kur Ledioni ka qenë më i angazhuar se kurrë profesionalisht, duke treguar se pavarësisht ritmit intensiv të punës, kujdesi për veten mbetet prioritet.