Rrjeti po zien/ Gjesti dhe Jozi shfaqen bashkë pas skandalit në BBVA? (Foto)

Incidenti i bujshëm ku Jozi goditi Gjestin gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjete sociale, me shumë ndjekës që dënuan ashpër veprimin e tij.

Megjithatë, ditën e sotme, disa postime të bëra nga Jozi dhe Gjesti kanë trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime se ata mund të kenë lënë pas përplasjen e tyre.

Jozi publikoi një video në InstaStory ku shihej duke drejtuar një makinë luksoze “Lamborghini”. Edhe Gjesti postoi një foto ku shihej në një “Lamborghini”, këtë herë si pasagjer.

Joz Marku & Gjesti në Instagram

Kjo koincidencë ka ndezur spekulimet në rrjet: a janë këto thjesht “thumbime” mes tyre apo sinjale të një pajtimi pas spektaklit?