Gjatë finales së “Big Brother VIP”, Xheneta Fetahu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet përkrah mikeshës së saj, duke ironizuar çiftin Gjesti dhe Egli.
Me një ton tallës e mes të qeshurash, dyshja ka bërë një koment provokues për qëndrueshmërinë e lidhjes së çiftit të krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“O njerëz, me në qejf jemi unë dhe Brikena sesa disa të tjerë… Disa që e kanë natën e fundit bashkë dhe me kurré s’kanë për t’u parë bashkë… Nejse një muaj duhet, e do publiku, e do fama”, dëgjohet duke thënë Xheneta në videon që qarkulloi me shpejtësi në rrjet.
Ky postim solli menjëherë një lumë reagimesh dhe kritika nga ndjekësit.
Kjo e ka shtyrë ish-banoren e BBV-së të reagojë me tone të ashpra nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale.
E revoltuar nga komentet dhe fyerjet që ka marrë, Xheneta shkruan:
“Moralistë leshi, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur ‘VIP-a’! Po e shoh që qenkeni ’prek’ për një video krejt normale ku ironizoj për diçka që dihet e është thënë edhe prej vetë protagonistëve. Ju paskam dhënë material me moralizu! Krejt e qartë! Por, e kam veç një pyetje për ju:
Ku ishit ju kur jo në një rast, por disa herë, në mënyrën më të poshtër të mundshme u ofendova në moral e u preka në familje e vazhdoj të marr çdo ditë lloj-lloj kërcënimesh e komente të ndryshme përpara miliona shqiptarëve? Ku ishit ju për të mbrojtur, të paktën përmes reagimeve, një femër që po shënjeshtrohej padrejtësisht? Ku ishit ju të botës së mediave kur një kolege e juaja vë çmim për një femër tjetër LIVE në televizion kombëtar? Deri kur me standarde të dyfishta? Deri kur?
Kur reagimet i keni me dallime, veç një gjë është mirë ta bëni – të heshtni!”