Jam nëna më e lumtur në botë! Prindërit e Gjestit flasin pas fitores së tij në “BBV”

Pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, emocionet kanë qenë të mëdha jo vetëm për publikun, por veçanërisht për prindërit e tij, të cilët kanë reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, nëna e Gjestit nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për të birin.

Jam nëna më e lumtur në botë, jo për çmimin që fitoi, por për mënyrën si u soll,” u shpreh ajo, duke theksuar se sjellja e Gjestit ishte ajo që e bëri më krenare.

Në një tjetër intervistë, ajo falënderoi publikun për mbështetjen dhe shprehu mirënjohjen për mënyrën se si Gjestit e përfaqësoi veten dhe familjen gjatë qëndrimit në shtëpi.

Sipas saj, sinqeriteti, respekti dhe vlerat që ai tregoi e bënë një shembull për t’u ndjekur.