“Fitoi një i pashkolluar” — Gjesti i reagon komenteve në rrjet, jep përgjigjen epike

Pas shpalljes si fitues i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti zhvilloi një intervistë të shkurtër në studion e spektaklit me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ndër pyetjet që iu drejtuan, njëra prej tyre ishte: “Pse e fitove ti Big Brother VIP?”

Gjesti, në stilin e tij të drejtpërdrejtë, u përgjigj:
“Se ja u kom dridh krejtve, një nga një.”

Në vijim, gazetari e pyeti se çfarë kishte për t’u thënë atyre që komentojnë se “fitoi një i pashkolluar që nuk di të argumentojë.”

Pa u menduar gjatë, Gjesti dha një përgjigje epike:
Ata që kanë shkollë nuk fituan, unë pa shkollë fitova.

Më tej shtoi: “Fitoren ia dedikoj familjes dhe publikut.”