Finalja e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e djeshme nuk ishte thjesht përmbyllja e një spektakli, por kishte edhe shumë deklarata me nënkuptime që shkojnë përtej asaj që shfaqet në ekran.
Në hapje të programit, publiku pa një klip ku figura të njohura nga fusha të ndryshme – si politika, arti dhe media – flisnin për ndikimin e “Big Brother”-it në shoqërinë shqiptare.
Dy prani të papritura në këtë klip ishin Arbana Osmani, ish-prezantuesja e këtij formati, dhe Alaudin Hamiti, moderatori i Big Brother VIP Kosova.
Përfshirja e Arbanës përmes një pjese nga një monolog i saj i famshëm në finalen e X Factor-it, ku ajo fliste për largimin nga BB për arsye lodhjeje – dhe jo për konflikte me televizionin – u pa si një sinjal i fortë për të sqaruar zërat që qarkullonin prej kohësh.
Po aq e habitshme ishte edhe prania e Alaudin Hamitit, për shkak të raportit të tensionuar mes dy produksioneve – atij në Tiranë dhe atij në Prishtinë – veçanërisht pas hyrjes së Gjestit në BBVA, që nxiti reagime nga produksioni kosovar.