Pas incidentit të bujshëm në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin, Rozana Radi është vënë në qendër të kritikave për mungesën e reagimit të saj.
Në një deklaratë të fundit, këngëtarja ka sqaruar situatën duke thënë: “Nuk e pashë atë moment, isha pas tij.”
Rozana theksoi se nuk ishte në dijeni të çfarë kishte ndodhur dhe mungesa e reagimit nuk erdhi nga neglizhenca, por nga fakti që ajo nuk e kishte parë sulmin.
“Unë nuk e kam parë atë moment. Kam qenë pas Jozit. Kanë qenë duke ardhur të dy duke qeshur dhe, kur unë kam dëgjuar këtë (troket duart), ne bëjmë një gjë në aktrim — Albani e di shumë mirë — bëjmë këtë (troket sërish duart), dhe ai ka rënë. Mendova se e kishin lënë me fjalë, dhe kur pashë Gjestin, u ula. Pastaj dëgjoj Ledionin që thotë: “Nxirreni jashtë”, tha Rozana.