EMRAT/ Këta janë të arrestuarit që u konfliktuan në Tiranë dhe personi që qëlloi

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe finalizuar hetimet për një konflikt të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku një 40-vjeçar u godit me qytën e një arme zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa shtetas, mes të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar 8 persona.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin A. Sh., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit K. S. (P.), 40 vjeç, gjatë një përleshjeje në lokal. Nga e shtëna, për fat të mirë, nuk pati të lënduar, por shtetasi K. S. (P.) ka pësuar dëmtime të lehta.

Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar 8 shtetas që morën pjesë në konflikt, duke përfshirë personat: Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Të gjithë këta janë akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Adrian Shabanaj.

Gjithashtu, në vendngjarje është gjetur arma e zjarrit pistoletë, e cila u sekuestrua nga autoritetet, bashkë me celularët e të arrestuarve dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimeve.

Policia po vazhdon punën intensive për kapjen e shtetasit Adrian Shabanaj, i cili akuzohet për përdorimin e armës gjatë konfliktit.