Pas dasmës së shumëpërfolur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, disa biseda mes banorëve kanë nisur të qarkullojnë në rrjet.
Egli, Gjesti dhe Rozana u shfaqën duke analizuar sjelljen e ish-banores Gerta Gixhari, dhe nuk i kursyen komentet.
Egli: “Ajo mohonte gjërat që thoshte.”
Rozana: “Ishte e vetmja që nuk na thoshte as ‘mirëmëngjes’…”
Gjesti: “Këtu duhet të durosh shumë.”
Rozana: “Nuk ishte lojtare fare.”
Egli: “Nëse është ashtu edhe jashtë, është për të ardhur keq.”
Rozana: “Ashtu është edhe jashtë. Se në kaq muaj, njëherë të vetme do dilte nga vetja.”
Gjesti: “Asnjëherë nuk e vendosi dorën në zemër.”
Egli: “Një moment duhet të reflektonte.”
Ky debat është bërë viral në rrjet, ndërsa fansat janë ndarë mes mbështetjes për banorët dhe kritikave për komentet ndaj Gertës.