Loredana ka folur për herë të parë publikisht rreth situatave të fundit që tronditën shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përfshirë edhe marrëdhënien me Jozin, me të cilin krijoi një lidhje të veçantë gjatë rrugëtimit të saj.
E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo u shfaq e përmbajtur dhe disi e trishtuar, ndërsa reflektoi mbi ditët e fundit në shtëpi dhe çka ndodhi pas largimit të saj:
“Do doja të shihja klipin, të kaloja kohë me Jozin, të shihnim çfarë kishim kaluar. Thjesht nuk ndodhi,” – u shpreh Loredana me keqardhje.
Por ajo nuk ngurroi të distancohej publikisht nga incidenti mes Jozit dhe Gjestit, që ka ndezur debatet në rrjet:
“Akoma nuk e di se ku jam. Distancohem komplet nga gjesti. Është e papranueshme.”
Kur u pyet nga moderatorja Heidi Baci nëse është penduar për rrugëtimin e saj në reality show, Loredana theksoi me vendosmëri:
“Nuk pendohem për asgjë në jetë. Gjithçka ndodh për një arsye. Do bëja të njëjtat hapa po të kthehesha pas. Do bëja të njëjtin rrugëtim sepse, sidoqoftë, mësova.”
Ndërkohë, lidhur me të ardhmen e saj me Jozin, reperja la gjithçka të hapur, pa konfirmuar asgjë:
“Kam marrë një vendim. Akoma nuk dua të shprehem rreth kësaj. Di vetëm që më ka bërë të marr vendimet e mia. Nuk dua ta agravoj situatën.”